NË PRITJE TË PRANVERËS, KONCERTI I SHKOLLËS SË MUZIKËS

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 21 mars 2024. Nxënësit e Shkollës së Muzikës në Bujanoc, me tingujt e muzikës moderne dhe klasike, në mënyrën më të bukur e mirëpritën ardhjen e pranverës së shumëpritur dhe u dhuruan bashkëqytetarëve një përjetim të këndshëm nën tingujt muzikor.
Koncerti “Duke pritur pranverën” është mbajtur të mërkurën në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.
Tridhjetë solistë nga klasa e parë deri në të gjashtën me vetëmohim treguan talentin e tyre në kitarë, piano, harmonikë, klarinetë dhe violinë.
Koncerti filloi me Habaneran, të interpretuar në kitarë nga Mateja Trajkoviq, nxënës i klasës së pestë, dhe më pas Jona Sejdiu dhe Neila Memeti, nxënës të klasës së parë, u ngjitën në skenë dhe luajtën një këngë holandeze në piano.
Më pas erdhën kompozimet e të mëdhenjve të muzikës klasike dhe moderne, të interpretuara nga Lena Tasiq, Aleksa Stojanoviq, Mateja Spasiq, Martina Aleksiq e të tjerë dhe secila performancë u shoqërua me duartrokitje frenetike.
Në fund, zëvendëskampioni i botës Aleksa Zlatkoviq, nxënës i klasës së dytë, performoi me mjeshtëri kompozimin e Jevgeny Debrenkos.
Koncerti i radhës i Shkollës së Muzikës, të cilin bujanovët do ta shijojnë do të jetë në qershor në fund të vitit shkollor.
Më poshtë shikoni fotot e virtuozëve të vegjël.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *