PALESTRA E EDUKATËS FIZIKE NË SHKOLLËN E LEVOSOJËS ENDE PA LEJE TË PËRDORIMIT

Bujanoc, 21 mars 2024. – Palestra e edukatës fizikenë në Shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosojë ende nuk ka marrë leje për përdorim e rrjedhimisht ende është jashtë funksionit, edhe pse punimet kanë përfunduar pesë vjet më parë, njoftojnë lexuesit e atij fshati përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçke. Drejtori i shkollës, Aleksandar Millosheviq, thotë për Bujanovaçke se pret pranimi teknik pas përfundimit të renovimit të shkollës “Branko Radiçeviq” ndërkohë që palestra nuk guxon të shfrytëzohet deri atëherë.

-I njëjti Komision, i formuar për shkollën “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, do ta bëjë pranimin teknik edhe te ne. Punimet kanë përfunduar, kemi pasur disa probleme me mbrojtjen nga zjarri, të cilat janë zgjidhur në fillim të vitit, teksa tani presim pranimin teknik – shpjegon Millosheviq.

Gjithçka do të zgjidhet, siç thotë ai, në kohën e duhur, sepse kanë marrë premtim nga kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq.

– Tashmë kemi pasur një takim me Fazilen dhe na kanë thënë që sapo të bëhet pranimi teknik në shkollën “B. Radiçeviq” e njëjta do të bëhet edhe tek ne dhe derisa të ndodhë kjo nuk na lejohet ta shfrytëzojmë sallën – thotë Millosheviq.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në hapjen e palestrës së edukatës fizike, kur ishte në Bujanoc në vitin 2019.

Bujanovaçke ka tentuar të mësojë më shumë rreth kësaj teme nga Fazila Azemoviq, por ajo nuk është përgjigjur në telefon dhe nuk i është përgjigjur mesazheve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *