NXËNËSIT E SHKOLLËS NGA PRESHEVA SHKËLQYEN NË GARAT E MBAJTURA NË VRANJË

Bujanoc, 26. mars 2024. Nxënësit e shkollës fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” në Preshevë kanë arritur rezultate të dukshme në garat e rrethit të mbajtura së fundmi në Vranjë, e sidomos në matematikë.
Albi Aliu dhe Arbi Daliu, nxënësit e klasës së IV-të, fituan nga 100 pikë dhe vendin e parë, ndërsa Drin Boriçi ishte i dyti me 80 pikë dhe Ardi Berisha i treti me 73 pikë.
Kron Nasufi nga klasa e V-të fitoi vendin e tretë, sikur edhe Vesa Mustafa, nxënëse e klasës së 6-të.
Leart Fejzullahu fitoi vendin e tretë në garën e gjuhës angleze.
Rezultatet i bëri të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, i cili të hënën priti nxënësit nga Presheva në selinë e KKSH-së në Bujanoc.
– Nxënësit do të shpërblehen nga KKSH – bëri të ditur Lutfiu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *