DITA E KATËRT E KËRKIMIT NË GJETJEN E DANKËS DYVJEÇARE: EKIPET E SPECIALIZUARA NË TEREN

Bujanoc, 29 mars 2024. Ekipet e specializuara të shpëtimit nga rrënojat, nga Beogradi dhe Novi Sadi, nga Departamenti, të sektorit për Situatave Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbërritën mbrëmë në Banjsko Polje afër Borit dhe herët në mëngjesin e sotëm filluan një kërkim të detajuar të zonës përreth shtëpisë para së cilës të martën u zhduk vajza dy vjeçare, Danka Iliq.
Ekipet përbëhen nga 18 zjarrfikës-shpëtimtarë me pesë automjete të terrenit dhe një qen shpëtimi, njoftoi MPB.
Pjesëtarët e MPB-së në vazhdimësi ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të zhdukjes së saj.
Në kërkim të vajzës po marrin pjesë qindra pjesëtarë të policisë, xhandarmërisë, GSS, gjuetarë, raporton RTV.
Gjithashtu janë angazhuar mjete ajrore pa pilot, me kamera termike dhe një njësi helikopterësh po fluturon mbi zonë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, mbrëmë ka qenë në Bor për të vizituar pjesëtarët e MPB-së, të cilët po punojnë në terren në kërkim të vajzës së zhdukur.
Ditën e djeshme në vendin e zhdukjes së një vajze dyvjeçare në BanjskoPolje afër Borit ka dalë një ekskavator, i cili, siç sqarohet nga policia në terren, është dashur të pastrojë zonën përreth shtëpisë dhe t’i mundësojë policisë të vazhdoni kërkimin.
Në atë vend ishin ngritur edhe tenda, të pranishme ishin edhe njësitë e zjarrfikëses dhe të shpëtimit dhe forcat e shumta policore, të cilat bllokuan hyrjen drejt shtëpisë.
Administrata Federale e Policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dje, në bazë të informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se përmes rrjetit social Tik Tok kanë njoftuar se janë të lidhur me zhdukjen e vajzës Danka Iliq, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Portali i Sarajevës “Avaz” njoftoi më herët mbrëmë se hetuesit e Departamentit për Krimin Kibernetik të Zyrës Federale të Policisë Kriminale, IP kanë gjetur adresat e personave që pretendonin se kishin informacion për zhdukjen e Dankës së vogël dhe që kërkonin 50 mijë marka të konvertueshme, gjegjësisht rreth 25.000 euro, për zbardhjen e atij informacioni.

Në momentin e zhdukjes së saj, dyvjeçarja Danka Iliq kishte veshur pantallona ngjyrë vjollce, një xhaketë jeshile ulliri dhe flokët e lidhur në bisht.
Vajza ka flokë gështenjë, sy kafe dhe është e gjatë rreth 85 centimetra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *