MË SHUMË PARA PËR LEHONAT GJATË PUSHIMIT TË LEHONISË

Bujanoc, 28 mars 2024. – Të gjitha gratë shtatzëna që nuk kanë pasur 18 muaj mardhënie pune para shtatzënisë, dhe duhet të mbajnë shtatzëninë, do të kenë të drejtën e kompensimit më të lartë gjatë pushimit të lehonisë. Kompensimi i tyre do të llogaritet në të njëjtën mënyrë si gratë që kanë 18 muaj e më shumë stazh pune. Ndryshimet vlejnë për të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë në 6 vitet e fundit dhe vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese vendosi se ky është një diskriminim i padrejtë ndaj një pjese të grave që lindin, ndaj nga mesi i shkurtit nënat që ruajnë shtatzëninë janë në pozitë të barabartë me të tjerat. Dhe jo vetëm ato që tashmë janë shtatzëna, por edhe të gjitha gratë që janë “hequr” nga kjo metodë e llogaritjes së kompensimit gjatë gjashtë viteve të fundit, shkruan Bizlife.
“Ky vendim vlen për të gjitha ato gra që kanë pasur përllogaritje kompensimi nga data 1 korrik 2018, ashtu që në ato përllogaritje nuk është përfshirë periudha e pushimit të lehonisë dhe në të ardhmen do të zbatohet për të gjitha ato gra që do të lindin nga 14 shkurti e në vazhdim. “, thekson Tatajana Macura nga Shoqata “Nënat janë Ligj”.
Nënat që janë dëmtuar duhet të kontaktojnë të njëjtat autoritete të qyteteve apo komunave që kanë vendosur më parë kompensimin e pushimit të lehonisë dhe pushimin nga puna për t’u kujdesur për fëmijën. Ata duhet të paraqesin një kërkesë për të llogaritur bazën për pagesën e kompensimit në mënyrë që të mbulojë 18 muajt që i paraprijnë fillimit të pushimit të lehonisë.
Gratë do të mund të paraqesin kërkesë për dëmshpërblim brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ende pritet rregullorja e ministrisë kompetente që do të përcaktojë detajet për veprime të mëtejshme.
Gordana Aritonoviq, këshilltare tatimore, shpjegon se gratë që kanë lindur në 6 vitet e fundit kanë të drejtë të kërkojnë kompensim.
“Gjykata Kushtetuese vendosi që kompensimi për pushim të lehonisë dhe pushim të përkujdesit ndaj fëmijës, nuk është llogaritur mirë për gratë që kanë qenë në pushim të lehonisë para pushimit të shtatëzanisë. Përkatësisht, për këto gra kompensimi neto është llogaritur si të ardhura mesatare për 18 muajt e fundit, por duke filluar nga muaji para fillimit të pushimit të shtatëzënisë. Tani kompensimi llogaritet si të ardhura mesatare për 18 muajt e fundit, por duke përfshirë edhe pushimin e shtatëzënisë”, shpjegon Aritonoviq.
Ajo këtë situatë e shpjegoi me një shembull:

“Gruaja është e punësuar 12 muaj, merr rrogë 100 mijë dinarë neto. Para kësaj, ajo nuk ishte e punësuar askund. Ajo shkon në pushim të shtatëzanisë për 4 muaj dhe më pas lind fëmijën. Gjatë shtatzënisë ajo ka marrë të njëjtat 100 mijë neto, sepse të ardhurat gjatë shtatzënisë llogariten si mesatare e 12 muajve të fundit. Kompensimi për pushimin e lehonisë dhe pushimin për kujdesin e fëmijëve është llogaritur duke llogaritur të ardhurat në 18 muajt e fundit, para muajit në të cilin gruaja ka shkuar në pushim të shtatëzënisë: 12 muaj punë x 100,000 dinarë = 1.200.000 dinarë / 18 muaj = 66,667 dinarë në muaj“, shpjegon ajo.
Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, të ardhurat në 18 muajt e fundit para muajit në të cilin gruaja ka shkuar në pushim të lehonisë do të dukeshin kështu:
16 muaj (12 muaj punë + 4 muaj pushim mjekësor) x 100.000 dinarë = 1.600.000 dinarë / 18 muaj = 88.889 dinarë në muaj.
Në këtë shembull, diferenca mujore në të ardhura është 88.889 – 66.667 = 22.222 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *