Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1. prill 2024. (Foto FB Arifi) – Të hënën ka filluar ndërtimi i parkut të qytetit në Preshevë, për të cilin komuna do të paguajë 170 milionë dinarë, ka bërë të ditur kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
Ai ka publikuar edhe një video ku shfaqen makineritë në vendin e caktuar për parkun, me mesazhin “Ka filluar ndërtimi i parkut të qytetit”.
Bujanovaçke ka shkruar se për këtë project Arifi ka nënshkruar kontratë me kontraktorin B&L Planet nga Presheva në fund të dhjetorit.
Sipas vendimit të publikuar në Portalin e Prokurimit Publik, kontrata parasheh punë për rregullimin e parkut të qytetit me parkingje, afër stadiumit të qytetit në Preshevë.
Portali ynë më herët kishte shkruar se Presheva do të bëhet edhe me muze.
170 MILIONË DINARË PËR PARKUN QË NISSI TË NDËRTOHET NË PRESHEVË
Bujanovačke2. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKËSHILLI KOMBËTAR SHPALLË KONKURS PËR BURSA, VLENË VETËM PËR STUDENTËT SHQIPTARË
Next PostSËRISH NË BRUKSEL DO TË BISEDOHET PËR DINARIN NË KOSOVË