KUR KENI SHKRUAR PËR HERËT Ë FUNDIT LETËR ME DORË? THIRRJE TË RINJËVE QË TA MËSOJNË KËTË SHKATHTËSI DHE TË SPËRBLEHEN

Bujanoc, 3. prill 2024. – Posta e Serbisë fton të rinjtë nga mosha 9 deri në 15 vjeç që deri më 20 prill të aplikojnë për pjesëmarrje në konkursin kombëtar të letërshkrimit, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Serbinë në Konkursin Ndërkombëtar për Letrën më të Mirë, të organizuar nga Unioni Universal Postar si një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara.
Tema e konkursit të këtij viti është “Për 150 vjet, Unioni Universal Postar u ka shërbyer njerëzve në mbarë botën për më shumë se tetë breza”. Bota ka ndryshuar jashtëzakonisht që atëherë. Shkruani një letër gjeneratave të ardhshme për botën që shpresoni se do të trashëgojnë”, thuhet në deklaratë.
Siç specifikohet, konkursi zhvillohet sipas rregullave të Unionit Universal Postar, që nënkuptojnë se letra duhet të jetë e shkruar me dorë dhe të përmbajë të gjithë elementët e letrës: titullin (adresën e plotë të autorit, datën e letrës), përshëndetjen hyrëse. (I dashur ose e dashur), pjesa e letrës (përmbajtja), përshëndetja përfundimtare dhe nënshkrimi.
Letra nuk duhet të jenë më e gjata se 800 fjalë dhe përveç versionit të shkruar me dorë, pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë edhe një transkript elektronik të bërë në kompjuter, si dhe të dhënat personale të pjesëmarrësit (emri dhe mbiemri, data e lindjes, adresa e banimit, emrin dhe mbiemrin e prindit, numrin e telefonit të prindit, adresën e emailit të prindit dhe numrin e fjalëve në letër).
Kriter për vlerësim do të jetë struktura e letrës, respektimi i temës, kreativiteti dhe përdorimi i gjuhës.
Punimet dërgohen në adresën e Postës së Serbisë, Posta Box 500, 11120 Beograd, me shënimin – Konkursi i shkrimit të letrës, konkurs për të rinj.
Punimet e dorëzuara do të vlerësohen nga një komision ekspertësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Arsimit dhe Postës së Serbisë.
Në nivel ndërkombëtar, autorët e tre letrave më të mira do të shpërblehen me medalje ari, argjendi dhe bronzi të akorduar nga Unioni Universal Postar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *