Bujanoc, 3. prill 2024. – Nga 1 qershori, pajisjet TAG për arkëtimin elektronik të tarifave rrugore do të jenë të disponueshme për blerje në degët e Telekom Serbia në vendin tonë, por edhe në Austri, Zvicër dhe Gjermani, siç përcaktohet nga kontrata e nënshkruar nga “Rrugët e Serbisë” dhe “Telekom Serbia”. Drejtori i “Telekom” Vladimir Luçiq tha për RTS se në degët e saj përdoruesit do të mund të lidhin pajisjet TAG me kartelat e tyre të pagesës dhe këtë do ta bëjnë përmes ueb portalit që do të hapet.
Marrëveshjet për integrimin e sistemeve elektronike të arkëtimit të tarifave janë nënshkruar tashmë midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa marrëveshjet me Malin e Zi, Kroacinë dhe Greqinë priten deri në qershor.
Është shkuar edhe një hap më tej – në mes të “Rrugëve të Serbisë” dhe “Telekom Serbisë” u nënshkrua kontrata, që vlenë nga 1 qershori, për shitjen e pajisjeve TAG në të gjitha degët e “Telekom” në Serbi, por edhe në Austri, Zvicër dhe Gjermani.
Drejtori i përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Luçiq, tha për RTS se nëpër ekspoziturat e kësaj ndërmarrje do të shitet një lloj i ri i pajisjes TAG i lidhur me një kartë pagese.
“Ne, përveç shitjes së TAG-ëve, në fakt e ndihmojmë përdoruesin të lidhet me kartën e pagesës përmes atij aplikacioni. Duke marrë parasysh që Rrugët e Serbisë do të arrijnë të pajtohen me Kroacinë, me sa mund të shoh, dhe shpresoj me Greqinë, atë pagesë automatike, atëherë një përdorues nga diaspora që merr një TAG me ne do të mund të udhëtojë nëpër të gjitha këto shtetet shumë thjesht, pa asnjë problem, i hiqet automatikisht nga kartela e tij e pagesës, edhe pse nuk ka para në TAG”, tha Luçiq.
Fjala vjen, tarifa për automjetet e udhëtarëve nga Subotica në Preshevë është 2.450 dinarë, për autobusët 7.330 dinarë.
Nga Shidi deri në Preshevë për vetura vlera e pagesës është 2170 dinarë ndërsa për autobusë 6500 dinarë.
Početna EKONOMI LAJME TË MIRA PËR DIASPORËN: APARATET TAG PËR PAGESËN E RRUGËS NËPËR SERBI NË KËTI TRI VENDE EUROPIANE
LAJME TË MIRA PËR DIASPORËN: APARATET TAG PËR PAGESËN E RRUGËS NËPËR SERBI NË KËTI TRI VENDE EUROPIANE
Bujanovačke3. Apr 2024.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostJELLENA PETRIÇEVIQ MLLADENOVIQ NË KRYE TË GJYKATËS THEMELORE NË BUJANOC
Next PostKUR KENI SHKRUAR PËR HERËT Ë FUNDIT LETËR ME DORË? THIRRJE TË RINJËVE QË TA MËSOJNË KËTË SHKATHTËSI DHE TË SPËRBLEHEN
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.