NDËRTIMI I MAGJISTRALES DERI TE DHEU I BARDHË, EDHE BUJANOCASIT MË LEHTË E MË SHPEJTË DERI NË PRISHTINË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3. prill 2024. Qeveria e Kosovës të martën ka marrë një vendim që do të mundësojë zgjerimin e autostradës Prishtinë-Gjillan deri në vendkalimin Dheu i Bardhë, afër fshatit Konçul të komunës së Bujanocit.
– Është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim shtesë në interes të publikut të pronave të paluajtshme të prekura nga zbatimi i projektit: Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjillan-Dheu i Bardhë, njoftuan nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Këshilltarja e Kurtit, politikane nga Presheva, Ardita Sinani, ka thënë se ky është një vendim historik.
“Është e rëndësishme të theksohet se kjo autostradë jo vetëm që do të lidhë Prishtinën me Gjilanin, por do të krijojë edhe një lidhje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Projekti “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” është një hap drejt lidhjes së Kosovës me Luginën e Preshevës – thotë Sinani.
Ndërtimi i autostradës Gjilan – Prishtinë – Dheu i Bardhë ka filluar në vitin 2018 dhe punimet ende nuk kanë përfunduar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *