KUR URDHËRON KOMANDANTI: ARIFI IA NDALON BUJANOVAÇKES TA PËRCJELLË SEANCËN E SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. prill 2024. Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit sot është në seancë për shkak të, siç mësojmë, zjarrit në deponinë komunale, i cili po helmon qytetarët për të tretën ditë. Tashmë u mor një vendim me rëndësi jetike – gazetari i Bujanovaçkes largohet nga seanca.
Vendimin për mbylljen e seancës për publikun e ka bërë të ditur komandanti i Shtabit, kryetari i Komunës, Nagip Arifi, pak çaste pasi në seancë ka ardhur raportuesi juaj.
– Duhet të kishe pyetur para se të hyje. Seanca nuk është e hapur për publikun, më fal – tha komandanti.
Për hire të së vërtetës, do të shtojmë se komandanti ishte jashtëzakonisht profesionist dhe i sjellshëm, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë e vendimit të tij, i cili ua mohoi qytetarëve të drejtën elementare të informacionit që është jetik për ekzistencën e tyre në Bujanoc: Çfarë do të bëjë shtabi bëjnë me rastin e ngulfatjes për ditë të tëra, të cilës i janë ekspozuar.
Përfudnimisht, gjithçka ndodhi në një çast, ndaj nuk patëm kohë as ta përjetësojmë urdhrin e Komandantit me një foto, për një kujtim dhe mbamendje të gjatë.
Nëse komandanti Arifi ka vendosur se seanca nuk është e hapur për publikun në momentin kur e ka parë gazetarin e Bujanovaçkes, vetëm mund të merret me mend, por është e sigurt, megjithatë, se asnjë nga anëtarët dinjitoz të Shtabit nuk ka pasur kundërshtim ndaj një vendimi të tillë.
Duke mos dashur të rrezikojë konfidencialitetin e diskutimeve për shuarjen e zjarrit në deponi apo të vonojë për një sekondë gjetjen e zgjidhjes më urgjente – pas një dite heshtjeje – nuk kundërshtoi as gazetari.
Për të njëjtat arsye, komandanti nuk është pyetur pse disa gazetarë kanë mbetur në sallë. Ishte shumë i madh rreziku që përgjigja është se kohët e fundit gazetari në fakt është një punonjës i Administratës komunale, ndërsa i afërm i komandantit prej kohësh, i cili ashtu siç duhet, në interes të të afërmit, do t’i raportojë publikut për vendimet nga seance sekrete e mbajtur për shkak të zjarrit publik që helmon qytetarët.
Bujanovaçke patjetër se do t’i njoftoj qytetarët për vendimet që ka marrë Shtabi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *