MË 1 MAJ NË VRANJË EKSPOZITË E GJITHA RACAVE TË QENVE

Bujanoc, 12. prill 2024. (Foto Vranjenews) – Ekspozita ndërkombëtare e qenve të të gjitha racave, CACIB Vranjë 2024, tradicionalisht do të mbahet më 1 maj në Qendrën Sportive dhe Rekreative në Vranjë. Afati i fundit për aplikim është 27 Prill.
Ekspozuesit vendas do të paguajnë një tarifë regjistrimi – pjesëmarrja për qenin e parë është 2500 dinarë, për çdo qen pasues 2000 dinarë dhe për klyshët, të rinjtë dhe veteranët 1500 dinarë, transmeton Wranjenews.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Shoqatës kinologjike „Švrća“ do të kushtojë 1500 dinarë.
Pagesa në ditën e ekspozitës për të gjithë ekspozuesit vendor është 3000 dinarë. Ekspozuesit e huaj do të paguajnë 30 euro. Për klyshët, më të vegjlit dhe veteranët 20 euro (pagesa mund të bëhet edhe në ditën e ekspozitës).
“Të gjithë ekspozuesit që vijnë nga vendet me të cilat Ferderata kinologjike e Serbisë ka një marrëveshje, do të paguajnë si ekspozues vendor”, tha SHK „Švrća“.
Vendimet në ekspozitën e këtij viti do të merren nga gjyqtarë të dalluar nga Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia dhe Polonia.
Më shumë detaje rreth ekspozitës dhe udhëzimeve për regjistrimin e qenve mund të shihni KËTU.
Organizator i ekspozitës është Klubi kinologjik „Švrća“ në Vranjë, me miratimin e Federatës kinologjike të Serbisë dhe Federatës ndërkombëtare të kinologjisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *