POLICIA FTONË QYTETARËT QË VET T’I PROPOZONË SEGMENTET RRUGORE PËR KONTROLLIN E SHPEJTËSISË

Bujanoc, 12. prill 2024. (Foto MPB) – Policia rrugore njoftoi se nga data 25 prill deri më 1 maj do të zbatojë aksionin e kontrollit të shtuar me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të shpejtësisë. Policia u bën thirrje qytetarëve që të sugjerojnë një seksion ku mendojnë se është e nevojshme vendosja e radarëve, njofton MPB.
Policia rrugore, siç u tha, do të përdorë të gjitha pajisjet në dispozicion për matjen e shpejtësisë së lëvizjes çdo ditë – radarë dore, radarë në sistemet e video-mbikëqyrjes dhe pajisje për matjen e shpejtësisë në automjete pa shenja policore, të ashtuquajturit interceptor, ndërsa në autostrada do të matet shpejtësia mesatare e mjetit.
„Theksojmë se në kuadër të kësaj fushate, e cila po zbatohet në bashkëpunim me organizatën ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore), të mërkurën, më datë 1 maj, nga ora 00:00 deri në orën 24:00, do të zhvillohet fushata “Speed marathon“ (Maratona e Shpejtësisë), gjatë së cilës në vazhdimësi – për 24 orë, do të matet shpejtësia në segmentet më të rëndësishme rrugore, thuhet në njoftim.
Ministria e Brendshme fton qytetarët që të kontribuojnë në zbatimin më efektiv të aksionit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion duke propozuar seksione të rrugëve ku pjesëtarët e policisë rrugore do të kontrollojnë shpejtësinë.
“Propozimet duhet të përmbajnë një lokacion të saktë, pra drejtimin rrugor, ndërkaq mund t’i referohen rrugëve jashtë vendbanimit dhe në vendbanim. Propozimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të Drejtorisë së Policisë Rrugore usp@mup.gov.rs jo më vonë se e mërkura, 24 prill 2024”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *