Bujanoc, 13. prill 2024. Komuna e Bujanocit të premten ka hapur konkursin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore për shoqatat joqeverittare me seli në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2024.
2 milionë dinarë janë gati për OJQ-të e Bujanocit në buxhetin komunal ndërsa shuma më e madhe që mund të marrë një shoqatë është 200.000 dinarë.
Për të marrë pjesë në konkurs, shoqata duhet ta ketë selinë e saj në territorin e komunës së Bujanocit, të jetë e themeluar në përputhje me rregulat që rregullojnë themelimin e organizatave në këtë fushë dhe të zbatojë programin apo projektin në territorin e komunës së Bujanocit dhe jashtë territorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saj të përfaqësojë komunën e Bujanocit.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 7 maj, ndërsa të gjitha detajet mund t’i shihni KËTU.
HAPET KONKURSI PËR SHOQATA JOQEVERITARE, KOMUNA NDANË 2 MILIONË DINARË
Bujanovačke15. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostRRETHI I RI I SUBVENCIONEVE PËR NDËRRIMIN E ZDRUKTHTARISË, IZOLIM, FASADË, KULM ...
Next PostARRESTOHET BUJANOCASI, RRAHË DHE LËNDON GRUAN