NË TËRNOC BURRI RRAHË ISH-GRUAN DHE TË BIRIN ME BISHT SHATI, NDËRSA NË JABLLANICË BURRI RRAHË GRUAN PAS NJË FJALOSJEJE RRETH KUJDESIT NDAJ DERRIT

Bujanoc, 15. prill 2024. (Foto Ana Batriçeviq/Ilustrim) – Fundjavën e kaluar në komunën e Bujanocit janë regjistruar dy raste të dhunës në familje. Një rast ka ndodhur në Tërnoc, ndërsa tjetri në Jabllanicë, mëson Bujanovaçke.
Pas një debati mes burrit, ish-bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur, në Tërnoc, burri nga vetura ka nxjerrë një bisht shati prej druri, me të cilën ka goditur disa herë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Policia nuk ka mundur ta gjejë autorin, pasi dyshohet se pas sulmit është arratisur për Prishtinë dhe për të ka nisur kërkimi policorë.
Në fshatin Jabllanicë afër Bujanocit, një burrë nga ky fshat e ka goditur gruan e tij në majë të kokës dhe e ka shtyrë atë gjatë një debati me gruan e tij për mbajtjen e derrave.
Ndaj tij janë shqiptuar masa urgjente mbrojtëse kundër dhunës në familje dhe se ndaj tij do të bëhet kallëzim penal në procedurë të rregullt për veprën penale të dhunës në familje, mëson Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *