Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 15. prill 2024. Nikolla Stojanoviq, nxënës i klasës së tetë në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, fitoi vendin e 3-të në garat e Biologjisë së Qarkut dhe u kualifikua për garën kombëtare që do të mbahet në Novi Sad.
Në garën e biologjisë në nivel të Qarkut, që u mbajt të dielën në Vranjë, morën pjesë tetë nxënës të SHF “B. Radiçeviq”, edhe atë nga klasa e pestë deri në të tetën.
Nikolla Stojanoviq, nxënës i klasës së tetë, është i vetmi që u kualifikua në garën kombëtare, duke fituar vendin e tretë.
Në mesin e nxënësve të klasës së pestë, më e mira ishte Neda Stojanoviq, e cila fitoi vendin e dytë, ndërsa Novak Gjorgjeviq, Dunja Stevanoviq dhe Angjela Stojanoviq e fituan vendin e tretë.
Në kategorinë e klasës së gjashtë, Mateja Trajkoviq ka fituar vendin e tretë, ndërsa Nikolla Tasiq ka mbetur vetëm në niveline pjesëmarrësit në garë.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

