Bujanoc, 16. prill 2024. Të hënën, Agim Kamberi nga Presheva ka marrë detyrën si prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë – Departamentin e Bujanocit. Para kësaj Kamberi ka bërë betimin në Kuvendin e Serbisë.
Siç ka njoftuar më herët Bujanovaçke, ai ka zënë vendin e kolegut të tij shqiptar që doli në pension.
Kamberi ka lindur në vitin 1968, është diplomuar në Prishtinë në vitin 2002. Ka punuar në Administratën Komunale të Preshevës, pastaj është punësuar në Akademinë e Gjyqësorit, nga viti 2019 e deri sa është zgjedhur prokuror, ka ushtruar profesionin e avokatit.
Deri para zgjedhjes së Kamberit, Bujanoci kishte tre prokurorë – Boban Nakiqin nga Bujanoci dhe dy të tjerë nga Vranja.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…