Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. prill 2024. (Foto: TK) – Se Shtëpia e Kulturës në Bujanoc është vetëm një zgjidhje e përkohshme për akomodimin e dy grupeve të reja të fëmijëve shqiptarë nga çerdhja “Gëzimi ynë”, e ka konfirmuar Trupi Koordinues, i cili ndërmjetësoi në diskutimet e politikanëve shqiptarë, përfaqësuesve të pushtetit komunal, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) dhe përfaqësuesve të EP “Gëzimi ynë”. Zgjidhjet e mundshme të përhershme janë rikonstruksioni i objektit ekzistues të kopshtit, ndërtimi i një të riu ose ekzekutimi i punimeve përfundimtare në objektin ekzistues pranë lagjes Karakaçka.
Në periudhën në vijim do të organizohen aktivitete me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi. Në takim u propozua që komuna e Bujanocit të angazhojë një shtëpi projektuese e cila do të përgatisë dokumentacionin projektues dhe teknik për rindërtimin e objektit ekzistues/ndërtimit të një objekti të ri. Po ashtu, një nga zgjidhjet mund të jetë edhe objekti i Karakaçkës, në lidhje me të cilin do të bëhet përpjekje për përcaktimin e saktë të çështjeve pronësore-juridike – deklaroi TK të hënën.
Një tjetër takim me temën e grupeve të reja, ku u ra dakord për një zgjidhje të përkohshme në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, u mbajt të hënën, ku morën pjesë Nenad Mitroviq – u.d. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nevzad Lutfiu – kryetari i KKSH-së, Enver Ramadani – kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Shqiprim Musliu – Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Marina Iliq – kryeshefja e Administratës shkollore nga Leskoci, dhe Millovan Aleksiq – drejtor i kopshtit.
Sipas KT-së, Mitroviq në takim ka deklaruar se përkohësisht do të zgjidhet problemi i sigurimit të kushteve për dy grupe shtesë të fëmijëve nga komuniteti shqiptar, në mënyrë që Shtëpia e Kulturës në Bujanoc të lëshojë hapësirat që do të përdoren për atë qëllim.
“Për këtë, komuna e Bujanocit do të sigurojë mjete financiare përmes ribalancimit të parë të buxhetit, ndërsa EP “Gëzimi ynë” do të sigurojë burime didaktike dhe do t’i pajis hapësirat me mobileri”, tha Mitroviq.
Ai shprehu kënaqësinë dhe besimin se të gjithë aktorët do të përmbushin detyrimet që kanë marrë në mënyrë që të respektohen afatet e përcaktuara kornizë (fillimi i muajit maj).
Kryetari i KKSH-së, Lutfiu, u shpreh i kënaqur me zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje jashtëzakonisht të rëndësishme ndërkaq Ramadani dhe Musliu e konsiderojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje më të rëndësishme për momentin sepse përfaqëson të mirën e përbashkët, shtoi KT.
“Mitroviq theksoi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare dhe rëndësinë e vazhdimit të tij. Në këtë kuptim, si temë e parë për diskutime të mëtutjeshme, Mitroviq propozoi që të zgjidhet çështja e teksteve për shkollat e mesme në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftimin e KT-së.