PUNONJËSIT E KOMUNALISË PARALAJMËROJNË GREVË DHE PROTESTË PARA PALLATIT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. prill 2024. (Fotzo nga arkivi) – Nëse deri më 22 prill nuk u paguhet paga e janarit, punëtomjësit e Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc do të dalin në grevë paralajmëruese para ndërtesës së Komunës, kanë njoftuar pushtetin komunal sindikatat e kësaj ndërmarrje. Në letrën e sindikatës, të cilën e ka marrë Bujanovaçke, drejtuar kryetarit të komunës Nagip Arifi dhe kryetarit të Kuvendit Enver Ramadani, thuhet se punonjësit kërkojnë tre paga (janar, shkurt, mars) dhe shtatë kompensime për shpenzimet e udhëtimit.
Ndërsa agonia e punonjësve vazhdon, njeriu i parë i Komunalisë, Ruzhdi Halili, akuzon Komunën për vonesa të pagave.
Në të vërtetë, në letrën drejtuar Arifit, sindikalistët thonë edhe se Halili, kryetar i Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon kompaninë, u ka thënë se pagat janë vonuar sepse Komuna i ka borxh ndërmarrjes komunale mbi 8 milionë dinarë.
Bujanovaçke ka shkruar shumë herë për gjendjen katastrofike në Komunali. Kjo letër e datës 12 prill është një tjetër konfirmim i gjithçkaje të bërë publike deri më tani nga ky portal.
„Nisur nga fakti e në bazë të njohurive tona se nuk mund të marrim pagat sepse na keni borxh mbi 8 milionë dinarë, sipas kryetarit të Autoritetit të Përkohshëm, dhe duke pasur parasysh që ju jeni themeluesi ynë, ju kërkojmë të merrni masa pozitive për të ndikuar në punën e kompanisë në mënyrë që punonjësit të marrin paga dhe përfitime të prapambetura, si dhe të sigurohet që pagat e mëposhtme të jenë të rregullta, thuhet në shkresën e dy sindikatave.
Për shkak të situatës jashtëzakonisht të vështirë financiare të punnonjësve, në vazhdim të letrës thuhet se nëse menaxhmenti nuk e paguan të gjithë pagën e janarit deri më 22 prill, punonjësit do të hyjnë në grevë paralajmëruese para Komunës.
Sindikatat shprehën shpresën se pushteti komunal do ta marrë seriozisht këtë njoftim dhe do të ndikojë që problemet e punëtorëve të Komunalcit të zgjidhen.
“Gjithashtu, jemi të mendimit se është koha që të na trajtoni si nënë, jo si njerkë, sepse ne jemi Kompani e Juaj ”, thuhet në fund të letrës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *