Bujanoc, 20. prill 2024. Një grua 37 vjeçare nga rrethina e Preshevës ka ndërruar jetë të mërkurën, më 17 prill, gjatë lindjes së fëmijës në Shtëpinë e shëndetit në Vranjë. Nga ky ent thonë se kanë marrë të gjitha masat në kompetencën e tyre, kurse nga Prokuroria e Lartë Publike e Vranjës se nuk e kanë njoftuar as policinë dhe as prokurorinë. Foshnja mbijetoi.
Nga institucioni shëndetësor thonë se është bërë kontroll i brendshëm, autopsi klinike dhe se janë në pritje të rezultateve, si dhe se kanë njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë për fatëkeqësinë, transmeton Juzhne Vesti.
Prandaj, sipas drejtorit të QSH Vranje Sasha Gjorgjeviq, është paralajmëruar ardhja e inspeksionit të hënën, më 22 prill.
Prokuroria e Lartë Publike e Vranjës konfirmon se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë lindjes, por thekson se Qendra shëndetësore nuk e ka raportuar rastin.
– Askush nga Qendra Shëndetësore nuk na ka njoftuar as ne e as policinë. Në bazë të informacioneve që dolën në rrjetet sociale, ne kërkuam verifikimin e atyre pretendimeve, gjë që fatkeqësisht u vërtetua – thonë nga Prokuroria.
Siç raportohet, foshnja i ka mbijetuar lindjes dhe Prokuroria thotë se aktualisht policia po mbledh të gjitha provat e nevojshme për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Previous PostLEONORA MEMETI ME MBËSHTETJE BINDËSE PREJ KOLEGËVE PËR DREJTORESHË NË SHF “MUHARREM KADRIU” NË TËRNOC
Next PostRAGMI MUSTAFA SËRISH LIDER I PRESHEVËS, FUTEN MASAT E PËRKOHËSHME