SUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE NUK MERREN VESH AS PËR UNITET PASZGJEDHOR NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. prill 2024. Partitë shqiptare në Bujanoc ende nuk kanë rënë dakord për marrëveshjen parazgjedhore për “ruajtjen e shumicës shqiptare” në Kuvendin e Komunës së Bujanocit pas zgjedhjeve lokale. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Nevzad Lutfiu, me iniciativën e të cilit u mbajt të premten mbledhja e dytë e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare, bëri të ditur qëndrimet e palëve në lidhje me marrëveshjen e propozuar nga KKSH.
Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Lëvizja për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut janë shprehur të gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nuk kanë kërkesa të tjera.
– Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes, por ka kërkuar disa ndryshime dhe plotësime në marrëveshje. Alternativa për ndryshime është e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes me kusht që një marrëveshje e tillë të zbatohet në KKSH, dhe gjithashtu, kjo parti nuk e konsideron KKSH-në institucion kredibil për zbatimin e kësaj marrëveshjeje – tha Lutfiu pas takimit.
Ndryshe nga takimi i parë, në negociata ka marrë pjesë edhe Driton Rexhepi, lideri i Lëvizjes për Bujanoc të sapothemeluar.
“Lëvizja e sapoformuar politike e udhëhequr nga Driton Rexhepi ka paraqitur propozimin për formimin e listave të përbashkëta me një kandidat jopolitik, por nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë prezent në takimin e radhës ku do të diskutohet për finalizimin e marrëveshjes”, tha Lutfiu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *