Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. prill 2024. Të martën do të mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Bujanocit ndërsa pika e parë e rendit të ditës është vendimi për binjakëzimin e Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës në Shqipëri. Mazhoranca në Kuvend synon edhe vazhdimin e mandatit të Ruzhdi Halilit në krye të Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon Ndërmarrjen Publike “Komunalia”. Vazhdimi i mandatit do t’i jepet edhe ushtruesve të detyrës së drejtorëve në entet publike.
Për binjakëzimin e Bujanocit dhe Gjirokastrës, gjegjësisht bashkëpunimit që do të vendoset në fushën e arsimit, turizmit, kulturës, sportit dhe fushave tjera, Këshilli komunal tashmë ka dhënë mendim pozitiv, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke. Tani është radha që propozimi të aprovohet në Kuvend.
Pritet që shumica të votojë edhe për vazhdimin e mandatit të u.d. të drejtorëve aktualë të Shtëpisë së Kulturës, Farmacisë, Bibliotekës dhe Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” dhe Qendrës për Punë Sociale.
Në rend dite janë edhe raportet e punës për vitin e kaluar të Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës.
Këshilltarët do të diskutojnë rreth 29 pika të rendit të ditës.
KK BUJANOC MBLIDHET TË MARTËN, I VAZHDOHET MANDATI DREJTORIT TË KOMUNALISË
Bujanovačke22. Apr 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous Post„ZGJEDHË LUFTËN“, SLLOGANI I RI I PJESËS SË OPOZITËS QË DO TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE
Next PostBILANC I TMERRSHËM I AKSIDENTEVE TË TRAFIUK NË SERBI, MPB-ja I FTON PJESËMARËSIT NË TRAFIK PËR MË SHUMË PËRGJEGJËSI