VIOLA FON KRAMON TAKIM ME LIDERËT SHQIPTARË: DISKRIMINIMI DUHET TË NDËRPRITET PATJETËR

Bujanoc, 24. prill 2024. Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, të udhëhequr nga deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, janë takuar të martën në Strasburg me eurodeputeten Viola Fon Kramon. Pas bisedës ajo tha se ka diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.
Siç ka shkruar ajo në rrjetin X, diskriminimi, duke përfshirë edhe pasivimin e vendbanimit, nga ana e Qeverisë së Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë.
Fon Kramon është edhe raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Politikania nga Presheva dhe këshilltarja për Kosovën Ardita Sinani tha se takimi ishte konstruktiv.
-Fokusi ishte diskriminimi i shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës, dhe rëndësia e respektimit të lirive individuale dhe kolektive sipas konventave ndërkombëtare dhe evropiane. Solidariteti dhe mirëkuptimi i kësaj situate është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit të diskriminimit në bashkëpunim me miqtë tanë – tha Sinani.
Bujanovaçke paraprakisht ka bërë të ditur se Kamberi, Sinani dhe Ragmi Mustafi kanë udhëtuar në Strasburg për një vizitë treditore, ku kanë planifikuar takime me përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe eurodeputetë. Aktiviteti financohet nga Qeveria e Kosovës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *