EDHE OPOZITA SHQIPTARE BASHKOHET PËR ZGJEDHJET NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. prill 2024. Është rënë dakord për koalicionin e parë të partive dhe lëvizjeve shqiptare që do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet lokale në Bujanoc më 2 qershor. Koalicioni përbëhet nga Alternativa për Ndryshim e Arbër Pajazitit, Lëvizja për Reforma e Driton Rexhepit dhe Unioni demokrtatik shqiptar (UDSH). Të trija organizatat janë në opozitë me pushtetin aktual shqiptar në Bujanoc.
Arbër Pajaziti, kryetar i këshillit lokal të Alternativës në Bujanoc, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje dhe se ky grup do të marrë pjesë në zgjedhje me një listë.
– Me Dritonin dhe Ademin sonte vumë bazat e bashkëpunimit që do të na çojë në një fitore të sigurt në proceset e ardhshme politike, për të sjellë ndryshimin e shumë nevojshëm për qytetarët tanë. Tash e tutje do të veprojmë si organizatë që do të mbajë peshën e udhëheqjes së Bujanocit pas 2 qershorit. Kur të fillojnë aktivitetet parazgjedhore, ne do ta ngremë bashkëpunimin në nivelin e një koalicioni që do të ketë emër dhe slogan dhe nën flamurin e të cilit do të triumfojmë – tha Pajaziti.
Bujanovaçke më herët ka shkruar për dështimin e negociatave të iniciuara nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve “për ruajtjen e shumicës shqiptare” pas zgjedhjeve.
Përndryshe, Driton Rexhepi me një grup bashkëmendimtarësh së fundmi kanë formuar Lëvizjen për Bujanocin, për të cilën kemi shkruar tashmë.
Unioni dmeokratik shqiptar përfaqësohet nga Adem Hasani, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunalia. Në zgjedhjet e vitit 2020, kjo parti fitoi një mandat këshillinë kuvendin lokal (Basri Veseli), kurse Alternativa tre.
Partitë serbe do të shkojnë në zgjedhje me katër lista.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *