Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. prill 2024. Pushteti komunal në Bujanoc ende i injoron klithmat e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” të cilët në prag të ekzistencës po lypin pagesën e më shumë pagave të prapambetura dhe beneficioneve tjera. Në takimin e sotëm të punëtorëve në tregun e qytetit nuk kanë marrë pjesë kryetari i komunës Nagip Arifi dhe kryetari i Kuvendit Enver Ramadani, ndonëse sindikatat i kanë ftuar. Në tubimin e punëtorëve nuk ka ardhur as kryetari i Autoritetit të Përkohshëm që drejton kompaninë, Ruzhdi Halili.
Ai jo vetëm që nuk është paraqitur, por, sipas përfaqësuesve të sindikatave, Halili i ka ndaluar disa punëtorë që të vijnë në tubim.
“Megjithatë, ne u tubuam, tubimi ishte multietnik, siç edhe është kompania jonë, dhe qëllimi për të gjithë ne është që më në fund të ndalojmë rënien e kompanisë dhe të marrim pagat dhe shtesat tona – tha për portalin tonë kryetari i Sindikatës së Pavarur, Sërgjan Zlatkoviq.
Në takim u përcaktuan kërkesat që do t’i paraqiten Halilit. Punëtorët kërkojnë që menaxhmenti të bëjë një plan për pagesën e të gjitha pagave të prapambetura (janar, shkurt, mars, prill 2024) dhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për gjashtë muaj, si dhe një plan për pagesën e pagave të rregullta.
– Kërkojmë gjithashtu që Halili të gjejë zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet e punës ndërmjet punëtorëve dhe kompanisë, në mënyrë që të mos krijohen kosto shtesë. Ne kemi disa avokatë dhe paguajmë avokatë për përfaqësim. Kompania tashmë njërit prej tyre i ka borxh rreth 3.5 milionë dinarë. Gjithashtu kërkojmë që të na pajisen rregullisht me fletë kontabiliteti që shpjegojnë pse nuk marrim paga – thotë Zlatkoviq.
Duke pasur parasysh se menaxhmenti i ndërmarrjes dhe komunës mbeten të shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve, sindikatat do të kërkojnë ndihmë nga Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë dhe në mbledhjen e radhës do të ftohen përfaqësues të këtij institucioni qeveritar.
– Do të thërrasim edhe mediat – thanë sindikata.
Përfaqësuesit e sindikatës hodhën një sërë akuzash ndaj Halilit. Kompania vitin e kaluar ka shënuar humbje prej 75 milionë dinarë, që sipas tyre është një rekord i paparë.
Siç thonë ata, derisa kompania po rrënohet dhe punëtorët lypin paga, Halili nuk heziton të punësojë punëtorë të rinj nën patronatin e liderit të partisë, kryetarit të komunës, Arifi.
Së fundmi, edhe dy këshilltarë nga partia e Arifit kanë marrë favore në Komunali, në pozitat e shefit të komerciales dhe kryekontabilistit.
– Sistematizimi i ri është një histori më vete. Ne theksuam se nuk ishte në përputhje me nevojat e kompanisë, por megjithatë Këshilli komunale miratoi atë. Halili bëri atë që i shkonte dhe i siguroi vend edhe vetes kur nuk nuk do të jetë më në krye të kompanisë. Ai zëvendëson, fyen dhe poshtëron punonjësit me përvojë të gjatë pune dhe punëson të rinj me koeficientët më të lartë. Përveç kësaj, u mundëson disa punëtorëve të mos paraqiten fare në vendet e tyre të punës, njerëzit nuk vijnë fare në punë – thonë sindikalistët.
Në veçanti, siç thonë ata, janë të pakënaqur me pushtetin komunal.
– Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kryetari për lutjet dhe kërkesat tona. Komunalia është ndërmarrje publike, ne kemi të drejtë të kërkojmë paga dhe shtesa të rregullta si të gjithë punëtorët e tjerë të vetëqeverisjes lokale. Organi i përkohshëm në krye të kompanisë, e cila ka më shumë se 10 vite, është emëruar kur Arifi ishte kryetar në mandatin e kaluar dhe deri ku kemi arritur? Për të na thënë se “nuk dëshiron të na shohë më”, siç tha në mbledhjen e fundit të 2020-ës – theksojnë përfaqësuesit e sindikatës.
Më pas, shtojnë ata, premtoi se do të hiqte masat e përkohshme, por nuk doli asgjë.
Sa i përket fillimit të grevës, të cilën disa punëtorë e kërkojnë, megjithatë duhet pritur, pasi duhet të plotësohen të gjitha kushtet ligjore për pezullimin e punës.
Lufta për të drejtat e punëtorëve megjithatë nuk do të përfundojë dhe sindikatat paralajmërojnë një tubim të ri pas festave.
Početna FILLIMI PUNONJËSIT E KOMUNALISË: AUTORITETET KOMUNALE DHE DREJTORI TË SHURDHËR NDAJ PROBLEMEVE TONA
PUNONJËSIT E KOMUNALISË: AUTORITETET KOMUNALE DHE DREJTORI TË SHURDHËR NDAJ PROBLEMEVE TONA
Bujanovačke27. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKUJDES! SHKATËRRIMI I MINAVE DHE BOMBAVE AFËR BOROCIT
Next PostPROKURORI E ZBULON SHKAKUN E VDEKJES SË LEHONËS NË GJINEKOLOGJINË E VRANJËS
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.