Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. prill 2024. Në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Bujanoc, Nagip Arifi pret që me votat e qytetarëve të zgjedhet në pozitën e kryetarit të komunës për herë të pestë. Kryetari aktual dhe kreu i Partisë Demokratike (PD) u propozua sot edhe zyrtarisht nga partia – unanimisht. Siç është raportuar, Kuvendi i partisë ka vlerësuar pozitivisht performancën e Arifit në katër vitet e kaluara.
Nagip Arifi ka udhëhequr komunën e Bujanocit nga viti 2002 deri në vitin 2006, pastaj nga viti 2006 në 2008, pastaj nga viti 2012 në 2016 dhe nga viti 2020 e deri më sot, dhe gjatë gjithë asaj kohe Bujanoci ishte dhe mbeti në grupin e komunave më të pazhvilluara dhe më të varfëra. Sipas vlerësimit të përgjithshëm të qytetarëve nga të tria komunitetet, serb, shqiptar dhe rom, në horizont nuk duket kurrfar perspektive.
Gabon rëndë kushdo që mendon se pas gjithë këtyre viteve në pushtet, se Arifi të paktën do të mendonte nës ka bërë mjaftueshëm dhe/ose të ndiqte shembullin e Shaip Kamberit, kreut të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), i cili në vitin 2020 refuzoi të kandidojë për mandatin e tretë në krye të komunës, duke iu referuar parimeve demokratike.
Partia e tij thotë se Arifi është lider i padiskutueshëm dhe i jep besim të plotë për ta udhëhequr komunën edhe në mandatin 2024-2028.
Megjithatë, më 2 qershor besimi i qytetarëve do të jetë vendimtar.
Bujanovaçke më herët ka bërë të ditur se tri partitë që tani e udhëheqin komunën në koalicion kanë arritur marrëveshje që të vazhdojnë bashkëpunimin, përkatësisht të ushtrojnë pushtetin edhe pas këtyre zgjedhjeve.
– Nënshkruesit e marrëveshjes do të respektojnë parimin e fituesit gjatë strukturimit të qeverisë për mandatin e ri katërvjeçar – tha me këtë rast Arifi. Që do të thotë – posti i kryetarit dhe tortës më të madhe të pushtetit i shkon partisë me më shumë vota, ashtu si në vitin 2020.
Para Arifit, kandidaturën për kryetar të komunës e ka shpallur lideri i opozitës shqiptare, Arbër Pajaziti.
Tani presim kandidatin e Partisë për Veprim Demokratik të Kamberit.
EDHE ZYRTARISHT, NAGIP ARIFI KANDIDAT PËR MANDATIN E PESTË PËR KRYETAR TË BUJANOCIT
Bujanovačke29. Apr 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostVISAR MEMETI KANDIDAT I ALTERNATIVËS PËR KRYETAR TË PRESHEVËS
Next PostSERBISË I MUNGOJNË VOZITËS PROFESIONISTË: NUK PRANOJNË TË NGASIN KAMION AS PËR 3.500 EURO