MË SHUMË SE NJË E KATËRTA E PUNONJËSVE NË SERBI PUNOJNË NË SEKTORIN PUBLIK

Bujanoc, 29. prill 2024. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Serbi në tremujorin e parë të këtij viti, i cili arriti në 2.36 milionë, më shumë se një e katërta, ose më saktë 614.522 prej tyre, kanë punuar në sektorin publik, sipas të dhënave të Entit Republikan Statistikor (ERS).
Në tremujorin e parë të këtij viti, në Serbi ishin të punësuar 2,36 milionë punëtorë, nga të cilët 1.89 milionë kanë punuar në subjekte juridikë, 414.777 kanë punuar në ndërmarrës, si të punësuar dhe të vetëpunësuar, ndërsa 50.909 janë fermerë individualë, shkruan Tanjug.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se në komunën e Bujanocit zyrtarisht janë të punësuar 5441 qytetarë, ndërsa numri më i madh prej tyre – 1768 – punojnë në sektorin publik.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve ishte më i lartë për 14.833, përkatësisht 0,6 për qind, ndërsa numri i të punësuarve në personat juridikë është rritur për 0,6 për qind, numri i të punësuarëve në sipërmarrës, punonjësve të tyre dhe personave që në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari për 2.0 për qind, ndërsa numri i fermerëve individualë të regjistruar është ulur me 8.1 për qind.
Grupin më të madh në mesin e punëtorëve në sektorin publik, në tremujorin e parë të këtij viti, e përbënin të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe punës sociale, me 163.448 prej tyre, dhe të dytin për nga numri i punëtorëve në arsim dhe kulturë, me 147.714.
Administrata shtetërore dhe krahinore numëronte 133.114 njerëz dhe ajo lokale 27.587.
Pjesa tjetër përbëhej nga punëtorët e ndërmarrjeve publike, përkatësisht ndërmarrjet shtetërore ku punonin 82.693 persona dhe ndërmarrjet lokale me 59.966 punëtorë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *