MUSTAFI: QEVERIA E RE E SERBISË KËRCËNIM PËR SHQIPTARËT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. maj 2024. Kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit dhe zyrtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, thotë se disa ministra të rinj serbë që janë në listën e zezë amerikane janë alarm për shqiptarët në jug të Serbisë.
-Disa ministra të propozuar dhe anëtarë të qeverisë janë në listën e zezë të SHBA-së – i pari është Aleksandar Vulin. Në listën e zezë është edhe ministri i propozuar Nenad Popoviq. Përveç kësaj, një nga ministrat që bën pjesë në këtë listë të të padëshiruarve është edhe Stamenkovski… Ata janë në shërbim të një njeriu, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka zgjedhur një qeveri krejtësisht të djathtë, e cila është nën ndikimin shumë të madh të Rusisë dhe vendeve të Lindjes – tha Mustafi për televizionin kosovar Dukagjini, transmeton GazetaBlic.
Sipas tij, ka rezultuar se shqiptarët që nuk donin bashkëpunim me Serbinë kishin të drejtë.
– Kjo tregon se Shaip Kamberi dhe të gjithë ata që bënin thirrje për rezistencë dhe mosbindje, kishin të drejtë që nuk donin të bashkëpunonin me njerëz që nxisin luftën, që kanë qasje fashiste, madje edhe armiqësore ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ky është një alarm për shqiptarët e Preshevës të cilët do të duhet të jenë të bashkuar ndaj Serbisë dhe në të njëjtën kohë për atë që duan të arrijnë”, tha Mustafi.

Mustafi, njëkohësisht është edhe këshilltar i nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi. Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka njoftuar të mërkurën se partia do ta propozojë Mustafin për kryetar të komunës së Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *