PËR MË SHUMË KOSOVË DHE SHQIPËRI NË BUJANOC – SLLOGANI I PVD PËR ZGJEDHJET LOKALE

Bujanoc, 2. maj 2024. Nën sloganin “Për më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Bujanoc”, Partia për Veprim Demokratik (PvD) filloi mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për zgjedhjet lokale të 2 qershorit.
Siç njoftoi Ragmi Mustafi, kandidati i asaj partie për kryetar të komunës së Bujanocit, PvD e sheh procesin e mbledhjes së nënshkrimeve si një mundësi për të biseduar me qytetarët për qëllimet e përbashkëta dhe jo “si një garë absurde e fëmijëve” për të parë se kush do të jetë i pari që do të mbledhë nënshkrime.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, gjatë këtij muaji do të mund të diskutojmë rrugëtimin tonë me secilin prej jush, për Bujanocin me më shumë Kosovë dhe Shqipëri në 4 vitet e ardhshme”, tha Mustafi.
Nënshkrimet e deritanishme janë dorëzuar nga PD, PPS, lista e SNS, LPD dhe koalicioni Fronti për Ndryshim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *