NËNSHKRIMET I DORËZOI EDHE PVD – RAGMI MUSTAFI

Bujanoc, 8. maj 2024. Partia për Veprim Demokratik (PVD) është partia e fundit që ka dorëzuar nënshkrimet për listën zgjedhore të udhëhequr nga Ragmi Mustafi, kandidati i partisë për kryetar komune.
Enver Ramadani është në vendin e dytë e Rahim Salihi në vendin e tretë të kësaj liste të këshilltarëve. Shermine Beqiri, kryetarja e Forumit të gruas të kësaj partie, është në pozicionin 4.
Pak më herët të mërkurën nënshkrimet i ka dorëzuar GQ Dr. Dejan Stojanoviq – Meçe dhe po atë ditë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka pranuar listën “Ndryshime tani, për fshatin tonë për qytetin tonë” nga Sasha Arsiq.
Në mbledhjen e sotme, KKZ-ja urdhëroi listën zgjedhore “Lista Serbe – Nenad Tasiq Tasa dhe Goran Tashkoviq Shila – Zgjidhni ndershmërinë” për të shtuar nënshkrime.
Deri më tani janë pranuar 6 lista zgjedhore. Gjithsej 9 parti, grupe qytetarësh dhe koalicione do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2 janarit në Bujanoc. KKZ duhet të pranojë edhe tre lista të tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *