Bujanoc, 15. maj 2024. (Foto MB) – Kursi ndërkombëtar për instruktorë të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të trajnojnë personelin ushtarak të njësive përgjegjëse për ndërveprim me popullatën lokale në fushën e operacioneve paqësore, po zbatohet në bazën “Jug” afër Bujanocit.
Organizator i kursit është Shërbimi i Integruar i Stërvitjes i Kombeve të Bashkuara, me mbështetjen e Qendrës për Operacione Paqësore të Forcave të Armatosura të Serbisë, ndërsa pjesëmarrës janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe të forcave të armatosura të 12 shteteve të tjera.
Gjatë trajnimit dy javor pjesëmarrësit do të trajnohen për aftësim në përputhje me materialin mësimor të vlefshëm të Kombeve të Bashkuara për stërvitjen e togave për ndërveprim me popullatën lokale, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Është një njësi e specializuar, roli i së cilës është të krijojë, mbështesë dhe promovojë dialogun me popullatën, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në zonën e operimit, dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje komandantit për të kuptuar mjedisin në të cilin janë angazhuar forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Realizimi i këtij kursi paraqet vazhdimësi të mbështetjes që Republika e Serbisë, me qëllim të ndërtimit dhe ruajtjes së paqes në botë, u ofron shërbimeve të specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe konfirmimin e cilësisë së trajnimeve dhe përgatitjeve të kryera të cilat zbatohen në Ushtrinë e Serbisë për nevojat e pjesëmarrjes në operacionet e paqes.
Previous PostBUJQIT NGA JUGU: IMPORTOHEN PERIME NGA JASHTË, TONAT I HUDHIM
Next PostNË BRUKSEL SËRISH BISEDOHET PËR PËRDORIMIN E DINARIT NË KOSOVË