Bujanoc, Prishtinë, 16. maj 2024. – Në një letër drejtuar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër që të përgatisë draft-statutin për bashkësinë e komunave serbe, përkatësisht asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS).
“Në letër, Qeveria e Republikës së Kosovës merr përsipër të përgatisë një draft për themelimin e një mekanizmi për vetëqeverisje, koordinimin dhe bashkëpunimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush obligimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë respekton Kushtetutën në tërësi, si dhe çdo detaj të saj dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës, por dhe parimet e Këshillit të Evropës”, ka bërë të ditur Gervalla në llogarinë e saj në Facebook.
Draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, shtoi ajo, i shërben qëllimit të qeverisë për integrimin e komuniteteve, por edhe zbatimin e ligjeve të Kosovës në të gjitha komunat.
“Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë parandalon ndërhyrjet e jashtme të papranueshme, si në komunat e Kosovës ashtu edhe në mbarë vendin. Pas konkretizimit të sotëm të premtimit tonë se do të bëjmë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e obligimeve tona, kërkojmë dhe presim që Këshilli i Evropës të përmbushë pjesën e tij të obligimit dhe të ftojë Kosovën që pa vonesë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, si shtet, që jo vetëm që ka më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por që i ka përmbushur të gjitha”, tha shefja e diplomacisë kosovare.
Ajo po ashtu tha se Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik, mbetet në rrugën e qëndrueshme të anëtarësimit në NATO dhe BE.
QEVERIA E KOSOVËS ZOTOHET PËR HARTIIN E DRAFT – STATUTIT TË AKS
Bujanovačke16. May 2024.FILLIMI, KOSOVË0
Previous PostLEJOHET FUSHATA “TAK – TAK, E TROKITJES DER MË DERË, POR VETËM ME PËLQIMIN E QYTETARËVE
Next PostKJO LODËR PËR FËMIJË - PEPCO ËSHTË E DËMSHME PËR SHËNDETIN