“FQINJËT E MI PËRMES ZEJEVE TË MOÇME”: PROJEKT I PËRBASHKËT I NXËNËSVE SHQIPTARË DHE SERBË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 17. maj 2024. Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosoj afër Bujanocit, të enjten u mbajt prezantimi i quajtur “Fqinjët e mi përmes zanateve të moçme”, si pjesë e projektit final me temën e ndërkulturës.
Në prezantim morën pjesë nxënës nga shkolla në Levosojë, shkolla fillore “Branko Radiçeviq” nga Bujanoci, shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” nga Bilaçi dhe nxënësit e paraleleve të SHF “Sami Frashëri” nga Luçani.
– Nxënësit u prezantuan me njëri-tjetrin duke përshkruar zanatet e vjetra, tashmë disi të harruara, që ata praktikojnë apo që kanë ushtruar fqinjët, gjyshërit dhe gjyshet tona. Pas prezantimit dhe njohjes me njëri-tjetrin, pjesëmarrësit shijuan specialitetet e të gjitha kuzhinave që zbukurojnë qytetin tonë – nga bakllavaja, te ëmbëlsirat tradicionale dhe lëngjet e bëra vetë – thonë nga shkolla në Levosojë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *