Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. maj 2024. Të enjten, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Ligjin e ndryshuar për të drejtat pronësore të qytetarëve të huaj në Kosovë, i cili u mundësoi shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë.
Me këtë ligj, shqiptarët nga jugu i Serbisë janë të përjashtuar nga parimi i reciprocitetit dhe mund të jenë bartës të së drejtës pronësore në Kosovë sikurse qytetarët e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar miratimin e një ligji të tillë në fillim të vitit, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.
Politikanët nga Bujanoci dhe Presheva e mirëpresin vendimin e Kuvendit të Kosovës.
– Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) është prioritet për Kosovën dhe qeverinë e Kosovës. Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët e Luginës. Duhet koordinim dhe bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë, konfrontimi nuk është opsion – tha deputeti nga Bujanoci dhe kreu i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi.
Početna FILLIMI MIRATOHET LIGJI: SHQIPTARËT NGA JUGU I SERBISË FITOJNË TË DREJTAT QË I KANË QYTETARËT E KOSOVËS
MIRATOHET LIGJI: SHQIPTARËT NGA JUGU I SERBISË FITOJNË TË DREJTAT QË I KANË QYTETARËT E KOSOVËS
Bujanovačke17. May 2024.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous Post“FQINJËT E MI PËRMES ZEJEVE TË MOÇME”: PROJEKT I PËRBASHKËT I NXËNËSVE SHQIPTARË DHE SERBË
Next PostBËHET MUZE, SHTËPIA NË KONÇUL NË TË CILËN ISHTE VENDOSUR SHTABI I UÇPMB-së