TASHKOVIQ DHE DR STOJANOVIQ I PËRGJIGJEN SASHA ARSIQIT

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 17. maj 2024. Goran Shila Tashkoviq nga GQ “Spska lista” beson se propozimi i Sasha Arsiq, liderit të koalicionit opozitar “Ndryshimi tani – për fshatin tonë. Për qytetin tonë” për marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor është vetëm marketing, ndërsa Dr. Dejan Stojanoviq Meçe thotë se për herë të parë dëgjon për thirrjen e Arsiqit dhe se grupi i tij i qytetarëve nuk po mendon fare për koalicione paszgjedhore.
– Gjithçka është marketing, po të donte koalicion do ta kishim bërë që në fillim, sepse për këtë u futëm në politikë ndërsa Arsiqi hoqi dorë që në fillim. Nëse vërtet ka pasur një synim të tillë, është dashur të bëhet para gjithë kësaj, dhe kështu kemi krijuar vetëm përçarje mes njerëzve, që sigurisht nuk është e mirë për këtë mjedis – thotë Tashkoviq për portalin tonë.
Ai shtoi se propozimi i tij do të ishte organizimi i një tryeze të hapur për publikun, ku të gjithë do të prezantojnë dhe ballafaqojnë mendimet e tyre.
Dr. Dejan Stojanoviq Meçe, bartësi i listës me sloganin “Zgjidh të ardhmen”, thotë se për ftesën e Arsiqit ka dëgjuar për herë të parë nga ne dhe se ende nuk ka një qëndrim të qartë.
– Jemi shumë të përfshirë në fushatën parazgjedhore dhe nuk kemi menduar fare për ndonjë koalicion pas zgjedhjeve. Do të shohim se çfarë dhe si do të jetë, për këtë më vonë – u shpreh shkurt Dr. Stojanoviq.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, përmes portalit tonë, Arsiq u ka bërë thirrje dy grupeve të qytetarëve, të cilët i konsideron opozitarë dhe që po garojnë të pavarura në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc.
– Synimi ynë është që opozita serbe të bashkohet, që të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv në Bujanoc dhe t’i ndihmojë qytetarët në realizimin e programeve dhe premtimeve që i bëjmë para zgjedhjeve. Do të mundohemi që në koalicionin paszgjedhor t’i bashkojmë të gjitha grupet opozitare serbe, të cilat kundërshtojnë koalicionin rreth SNS-së – i tha më herët Bujanovaçkes, Sasha Arsiq – bartësi i listës “Ndryshimi tani – për fshatin tonë, për qytetin tonë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *