Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. maj 2024. Shefi i SNS-së në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ka mohuar pretendimet e doktor Dejan Stojanoviqit për konfliktin e tij me njëfarë Isidor Stefanoviqin dhe ka theksuar se ai “vetëm se po publikon të dhënën se kush e përkrah Grupin e qytetarëve të Stojanoviqit”.
– Dhe ky është një njeri nga Vranja që mbështet miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë – thotë Mitroviq.
Dr. Stojanoviq të hënën është distancuar nga Stefanoviq dhe ka shprehur qëndrim të prerë për rezolutën e lartpërmendur, duke thënë se ai dhe grupi i tij janë kundër miratimit të së njëjtës dhe se nuk e njohin fare Stefanoviqin.
Në reagimin e tij pas kësaj deklarate, Mitroviqi këmbënguli se qëllimi i tij ishte vetëm të informojë publikun se kush e përkrah GQ Dr. Dejan Stojanoviq dhe se ai personalisht nuk është në konflikt me Stefanoviqin nga Vranja.
– Edhe sikur të kisha një konflikt personal me dikë, nuk do të reflektohej në kurrizin e dikujt tjetër. Sapo e informova opinionin se dikush që e përkrah miratimin e Rezolutës për gjenocid e përkrah edhe Dr. Stojanoviqin. Se Stefanoviqi e pranoi këtë, prandaj edhe unë e informova opinionin për këtë – tha lideri i progresistëve të Bujanocit.