TEJKALOHET AFATI PËR KRYERJEN E PUNËVE NË RIKONSTRUIMIN E SHKOLLËS “S. SAVA”

N. Stevanoviq
Bujanoc, 31. maj 2024. Për më shumë se një muaj është tejkaluar afati për rikonstruimin e objektit të gjimnazit “Sveti Sava” në Bujanoc, ndërkohë që objekti as nuk duket se punimet janë përfunduar.

Sipas informacioneve jozyrtare, rindërtimi është ngadalësuar për shkak të shtyllave joadekuate ekzistuese mbështetëse. Këtë e ka konfirmuar pjesërisht drejtoresha e shkollës, Svetlana Manasijeviq, e cila ka thënë të premten për portalin tonë se kohë më parë ka marrë informacion nga autoritetet se po punohet në shtyllat, përkatësisht vendosjen e shtyllave të reja.

– Nuk kam ndonjë informacion tjetër, sa do të zgjasë, sa po zgjatet afati për punimet – thotë Manasijeviq.

Kurse afati i përfundimit të punimeve ishte 30 prilli, që mund të nënkuptojë se nxënësit e kësaj shkolle do të kthehen në shkollën e tyre për fillimin e vitit shkollor 2024/2025.

Rikonstruksioni filloi zyrtarisht më 16 qershor të vitit të kaluar dhe shkolla u transferua edhe më herët në Fakultetin Ekonomik.

Siç tha në atë kohë për portalin tonë kryetarja e Departamentit komunal për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq, objekti do të rinovohet tërësisht brenda 300 ditëve.

– Rikonstruksioni i plotë i shkollës do të thotë se do të mbeten vetëm elementë strukturorë që duhet të qëndrojnë, gjithçka tjetër do të ndryshojë dhe do të jetë e re, por pa zgjeruar ambientet ekzistuese. Gjithçka nga përfundimi i dyshemeve, përfundimi i mureve deri te çatia, ulluqet, dritaret, dyert e brendshme dhe të jashtme, gjithçka do të jetë e re – pati thënë Azemoviq.

Renovimi ka koston 200 milionë dinarë, ndërsa paratë vijnë nga fondet evropiane. Kontraktor është kompania e Preshevës “Vijator”, me një grup nënkontraktorësh.

Nga Komuna nuk kemi marrë përgjigje në pyetjen se sa janë duke u zgjatur punimet për shkak të shtyllave të përmendura.

Pas dy vitesh e gjysmë rikonstruksioni, edhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” ende po presin të kthehen në shkollën e tyre amëz.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *