Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. qershor 2024. Kryetari i komunës së Bujanocit dhe i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, pas humbjes në zgjedhjet lokale të së dielës, tha se nuk e priste një rezultat të tillë – “në bazë të punëve të mira që kemi bërë”.
Ndër “punët e mira”, Arifi ka renditur përmirësimin e infrastrukturës, subvencionet në bujqësi, si dhe zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen sociale.
Qytetarët treguan të dielën se çfarë në të vërtetë mendojnë për të arriturat e Arifit. Partia e tij përjetoi një debakli në zgjedhje, duke fituar vetëm rreth 2350 vota, madje 2700 më pak se katër vjet më parë.
Kryetari aktual i komunës, i cili shpresonte për një mandat të pestë, mori më pak vota se opozita shqiptare, koalicioni rreth SNS-së, madje edhe nga zëvendësi i tij Shqiprim Musliu, kreu i Lëvizjes për Progresit Demokratik (LPD).
– Kemi punuar çdo ditë, duke llogaritur sikur nesër mund të jetë ditë zgjedhjesh, por gjykimi i popullit vendosi ndryshe dhe unë e pranoj – foli i fundit Arifi, i hutuar nga rezultatet.
Krahas “punëve të mira”, katër vitet e fundit në pushtet të Arifit dhe klikës së tij do të mbahen mend nga qytetarët për helmimin e vazhdueshëm dhe zjarret në deponinë e qytetit, mungesën e ujit, plehrat dhe qentë endacakë në rrugë, deponitë e egra. Rënia e Ndërmarrjes Publike Komunalia, Farmacia, punësimi partiak dhe i farefisit, konkurset e montuara, vonesat e pagave, shpërndarja e dyshimtë e parave nga buxheti, 20 mijë euro për tualete, 13 mijë euro për fidane.
Ai u dallua veçanërisht në ndalimin e gazetarëve të portalit Bujanovaçke për të kryer punën e tyre.
Se sa kishte “punët e mira” ai edhe mirë ka kaluar në zgjedhje.
Previous PostSASHA ARSIQ: NË RIVOTIM DO TË LUFTOJMË PËR KËSHILLTARIN E DYTË
Next PostRËNDËSIA E GJUHËS SË SHENJAVE NË SHOQËRINË MODERNE