PAS ZGJEDHJEVE KOMUNA PUNËSON TRE PERSONA NË KOHË TË PACAKTUAR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. qershor 2024. Një ditë pas zgjedhjeve lokale në Bujanoc (2 qershor), komuna ka hapur konkurs për punësimin e tre punëtorëve në kohë të pacaktuar. Një kontrollor tatimor, një zyrtar i operacioneve financiare dhe një ofiqar do të kenë secili një punë të përhershme në administratën komunale.
Rëndom, vendet tashmë janë të rezervuara, pra dihet se kush do të pranohet, mësojmë nga Komuna. Gjoja është një çelës etnik, 2 të komunitetit shqiptar dhe 1 nga komuniteti serb.
Për punën e kontrollorit tatimor në Administratën Tatimore Lokale, kërkesat janë arsimim universitar të paktën 4 vjet (240 ECTS) dhe së paku 3 vjet përvojë pune në këtë profesion.
Punonjësi i ri në shërbimin financiar duhet të ketë 3 vite arsim të lartë (180 ECTS) dhe të paktën 9 muaj përvojë pune në këtë profesion ose, siç thuhet në konkurs, të paktën pesë vjet punë pranë punëdhënësit.
Ofiqari do të punojë në zonën e amëzës në Zarbincë, ndërsa kushtet kërkojnë një diplomë bachelor në drejtësi ose ekonomi (180 ESPB). Kërkohet eksperiencë pune në një shërbim financiar.
Provimi profesional shtetëror është i detyrueshëm për të gjithë.
Afati i fundit për aplikim është 15 ditë nga hapja e konkursit (3 qershor).
Konkursin mund ta shihni këtu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *