TIFOZËT E TËRNOCIT SOT VIJNË MASIVISHT NË BUJANOC, PËR DERBIN ME KF BSK

Bujanoc, 5. qershor 2024. (Fot nga Folonline) – KF BSK dhe KF TËRNOCI do të luajnë sot një ndeshje ndoshta vendimtare për hyrjen në nivelin më të lartë të garave, Zona Jug, ndërsa tifozët nga Tërnoci, të njohur si “Agallarët”, kanë paralajmëruar një ardhje masive në Bujanoc për ndeshjen e cila luhet në stadiumin e BSK-së, me fillim në orën 17:30.
Siç transmeton portali Folonline, atmosfera në mesin e banorëve të Tërnocit është ndezur, ndërsa “Agallarët” përmes rrjeteve sociale i bëjnë thirrje fansave që të shkojnë së bashku në Bujanoc. Ata i ftojnë tifozët për tifozeri të ndershme dhe korrekte.
“Tubimi i tifozëve është në orën 16:00 në stadiumin KF Ternoci, të gjithë të vijnë me ngjyrat e klubit”, fton grupi i tifozëve.
Policia e shpalli ndeshjen me rrezikshmëri të lartë, ndaj pritet një numër më i madh i efektivëve të rendit në stadium për të parandaluar incidente të mundshme dhe një nga masat parandaluese do të jetë ndarja e tifozëve të dy klubeve.
BSK dy raunde para përfundimit të Ligës së Pçinjës, i ka 4 pikë epërsi ndaj Trnocit, ndërsa në rast të barazimit apo fitores do të sigurojnë pozitën në Zonën Jug.
Nëse tërnocasit sot festojnë në Bujanoc, për të hyrë në Zonë është e nevojshme që Levosoja të fitojë në xhiron e fundit dhe BSK të humbasë ose të barazojë me skuadrën e Pavllovcit.
Në derbin e parë të sezonit vjeshtor tërnocasit fituan bindshëm 5:2 në fushën e tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *