PARITË SHQIPTARE MARRIN NUMËR TË KONSIDERUESHËM TË VOTAVE NË FSHATRAT SERBE

Bujanoc, 6. qershor 2024. Në zgjedhjet lokale të mbajtura ditë më parë, partitë shqiptare fituan rreth pesëdhjetë vota në fshatrat e Bujanocit të banuara vetëm nga etnia serbe. Ky numër ndoshta është edhe më i madh sepse kemi marrë si shembull vetëm 6 vendbanime të banuara me serbë. Për nga numri i votave në këto mjedise prinë Partia Demokratike e Nagip Arifit prin, e cila mori gjithsej 23 vota në 6 bashkësi lokale serbe (Klenik, Kërshevicë, Zhbevc, Llopardincë, Bozhinjevc dhe Lilancë). Më pas është fituesi i zgjedhjeve Fronti për Ndryshim, i cili fitoi 18 vota në të njëjtat fshatra, sipas procesverbaleve nga vendvotimet e publikuara në ueb faqen e KRZ-së.
Në vendin e tretë është Lëvizja për Progres Demokratik e udhëhequr nga Shqiprim Musliu, i cili fitoi 4 vota në Lilanac, ndërsa Partia për Veprim Demokratik mori 2 vota, nga një në Klenik dhe Kërshevicë.
Nga 2104 votues që kanë shkuar në votime në këto fshatra më 2 qershor, 47 prej tyre (2.2%) ia kanë dhënë besimin njërës prej partive shqiptare.
Kryetari aktual i komunës Nagip Arifi ka marrë më së shumti vota në fshatin Bozhinjevc (8), dy më pak në fshatin Klenikë (6), 5 në Llopardincë, 2 në Kërshevicë dhe nga 1 votë në Zhbevc dhe Lilancë.
Fronti për Ndryshim fitoi nga 6 vota në Zhbevc dhe Lilancë, 5 në Llopardincë dhe 1 në Bozhinjevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *