KURTI ME FITUESEN E ZGJEDHJEVE NË PRESHEVË, PARALAJMËRON MBËSHTETJE PËR KËTË KOMUNË, PËR BUJANOCIN ASNJË FJALË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. qershor 2024. (Foto e Kurtit nga FB) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten, siç tha, kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe ka bërë të ditur se Kosova do t’i japë mbështetje të madhe kësaj komune. Kurti para zgjedhjeve lokale në Preshevë dhe Bujanoc ka përkrahur hapur Partinë për Veprim Demokratik (PVD), e cila ka rezultuar me fitore në Preshevë, por jo në Bujanoc, ku partia e Shaip Kamberit ka marrë më pak vota në krahasim me listat e tjera shqiptare. Kandidati i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafi, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme në Prishtinë, për dallim nga takimi para zgjedhjeve.
– E urova Ardita Sinanë për fitoren bindëse dhe suksesin zgjedhor. Krahas punës së vazhdueshme për përsëritjen e zgjedhjeve në fshatin Leran, Ardita ka edhe detyrë të rëndësishme që të ndërtojë një koalicion të fortë për një qeverisje të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve. Ajo më njoftoi se tashmë ka filluar të punojë në këtë drejtim – tha Kurti pas takimit.
PVD, me Sinanin kandidat për kryetar të komunës së Preshevës, ka marrë më së shumti vota – 4019 (27,8 për qind), që mjaftojnë për 11 mandate në Kuvendin e Preshevës.
Mbështetja e Kurtit për PVD-në u prit me kritika të ashpra nga grupet e tjera politike që morën pjesë në zgjedhje. Sipas tyre, në këtë mënyrë Kurti ka marrë njërën anë dhe ka ndarë shqiptarët në jug të Serbisë, në vend që të jetë faktor unifikues.
Kritika ndaj Kurtit ka pasë edhe nga ministri i tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *