Bujanoc, 10. qershor 2024. Artisti dhe aktivisti i njohur nga Tërnoci, Nagip Tashi, është në kërkim të një donatori për të vendosur një gardh pranë parkut të këtij fshati buzë lumit Tërnoci, për të mbështetur sigurinë e fëmijëve që vijnë aty çdo ditë.
Tashi ka postuar në FB foto të parkut dhe bregut të pasigurt të lumit.
“Duke marrë parasysh që këtë vend e vizitojnë çdo ditë shumë prindër me fëmijë, për t’i bërë fëmijët më të sigurtë, është e nevojshme të vendoset një gardh përgjatë lumit. Prandaj u bëj thirrje prindërve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre gjatë qëndrimit në park derisa të gjejmë një donator që do të investonte për ngritjen e gardhit”, ka thënë Tashi.
Tashi ndër të tjera është autor i simbolit të Bujanocit, i cili gjendet në shesh, përballë komunës.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

