THIRRJE QYTETARËVE: MOS NDIZNI ZJARRE NË AMBIENTE TË HAPURA, RREZIK I MADH NGA ZJARRET

Bujanoc, 10. qershor 2024. (Foto nga arkivi) – Departamenti për Situata Emergjente të MPB-së, pas njoftimit për mot të ngrohtë që favorizon shfaqjen e zjarreve në ambinete të hapura dhe përhapjen e shpejtë të tyre, u bëri thirrje qytetarëve që të mos djegin barin dhe bimësinë e ulët në zona të tilla, veçanërisht pranë sipërfaqeve të tokës bujqësore ose afër pyjeve, për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, i cili mund të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të shkaktojë dëme të mëdha materiale.
MPB-ja kujton se Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri dhe ligjet e tjera ndalojnë djegien e barit dhe bimësisë së ulët në një zonë të hapur, mbetjet e kulturave të vogla, djegien e mbeturinave, si dhe ndezjen e zjarrit në pyll dhe në një distancë prej 200 metra afër pyllit.
Për mosrespektim të këtyre dispozitave ligjore, për personat që shkelin dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga zjarri, parashikohen gjoba nga 10.000 deri në 50.000 dinarë, ndërsa gjoba për djegien e mbetjeve të kulturave të imta, mbetjeve bimore dhe bërllogut është 10.000 dinarë për personat fizik, kurse për personat juridikë nga 300.000 deri në 1.000.000 dinarë.
Në rast zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë sa më shpejt zjarrfikëset duke telefonuar në numrin 193.
Në periudhën e ardhshme, Departamenti për Situata Emergjente, së bashku me linjat e tjera të punës së MPB-së, shërbimet kompetente inspektuese në nivel republikan dhe lokal, do të forcojë mbikëqyrjen dhe vizitat në terren me qëllim gjetjen e qytetarëve të papërgjegjshëm që nuk respektojnë dispozitat ligjore, që do të ndiqen penalisht, të gjitha me synimin për të reduktuar numrin e zjarreve në ambiente të hapura dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve tanë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *