ANULOHET KONKURSI PËR PUNËSIM NË KOMUNË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. qershor 2024. Konkursi i cili ishte hapur nga Komuna e Bujanocit më 3 qershor, një ditë pas zgjedhjeve lokale, përmes të cilit do të plotësoheshin tri pozita në Administratën Komunale për kohë të pacaktuar, është anuluar të enjten (13 qershor).
Siç thuhet në vendim, konkursi anulohet sepse komisioni që duhet të vendosë për kandidatët aktualisht ka numër çift të anëtarëve.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se një kontrollori tatimor, një zyrtari për operacione financiare dhe një ofiqari parashihej t’i jepej punësim në kohë të pacaktuar në Administratën Komunale. Sipas njohurive tona, vendet tashmë ishin të rezervuara, nga praktikat e mëparsdhme dihej se kush do të pranohej dhe atë sipas çelësit etnik: 2 të komunitit shqiptare e 1 nga komuniteti serb.
Megjithatë, konkursi u anulua për shkak të komisionit.
Gjegjësisht, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se komisioni fillimisht ka pasur një numër tek anëtarësh (5), por që nga 10 qershori një anëtar është në pushim mjekësor. Për shkak të kësaj, kryeshefi i Administratës Komunale, Nasim Rexhepi, u detyrua ta anulojë konkursin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *