DR STOJANOVIQ PËR MITROVIQIN: SA VOTA DO TË MERRNIT NË BUJANOC NËSE NË KREUN E LISTËS TUAJ NË VEND TË VUIÇIQIT TË ISHTE DIKUSH TJETËR NGA KËSHILLI LOKAL I SNS

Bujanoc, 18. qershor 2024. “Është një gënjeshtër famëkeqe ajo se ne po keqpërdorim popullin e sidomos mua si shef i Emergjencës në Bujanoc. Dr Stefan Stoshiq deri më tani ka pasur 8000 pacientë, çka më së miri flet për besimin e qytetarëve. Nuk mund të debatoj për etikën profesionale dhe punën me një njeri të profesionit dhe arsimit të padefinuar, le të tregojë një nga arritjet e tij në punë”, tha doktor Dejan Stojanoviq Meçe në përgjigje ndaj Nenad Mitroviqit, i cili më herët sot tha se mjekët po abuzojnë me vendin e punës.
– Fakti që z. Mitroviq thotë se ka prezentuar si kryetar i bordit komunal të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, e jo si ushtrues detyre i Shërbimit të Trupit Koordinues, nuk e zbeh përgjegjësinë e tij. Ai është bartës i një funksioni shtetëror dhe nuk mund të ketë dy personalitete në një person, ne mjekët e kemi titullin profesional për këtë – thotë doktor Stojanoviq.
Në një prononcim për portalin tonë më herët gjatë ditës së sotme, Mitroviq tha se ishte doktori që i ka ndarë qytetarët e Bujanocit, madje i ka quajtur edhe sektarë anëtarë dhe simpatizantë të SNS-së.
– Nuk kemi festuar pranë ambienteve të tyre për të provokuar, por është e vetmja rrugë që të çon në qendër dhe duhet kaluar andej. Sigurisht që ne e festojmë fitoren, sepse në qytet e mposhtëm SNS-në, të cilën e përkrah shteti dhe i gjithë aparati shtetëror edhe pse ata performuan nën emrin e Vuçiqit – thotë doktor Stojanoviq.
Stojanoviq pyet veten se çfarë do të ndodhte nëse dikush nga SNS në Bujanoc, me emrin dhe mbiemrin e tyre, do të qëndronte në krye të listës si ne.
– Ne nuk ndërhyjmë në politikën e SNS kur flasim për përgjegjësinë e Mitroviqit, por a do t’u përgjigjet qytetarëve se nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit në 4 vitet e fundit, se të rinjtë po shpërngulen, se nuk ka investime, se po mbytemi në tymin nga deponia e qytetit – thotë doktor Stojanoviq.
Mënyra e GQ që drejtohet prej tij, siç thotë ai, nuk është sulm ndaj një partie rivale, gjë që nuk mund të thuhet për SNS-në.
– Është interesante se në fushatë edhe tani zoti Mitroviq nuk merret me veten, me politikën e tij dhe me atë që u ofron qytetarëve, por merret vetëm me ne. Kjo do të thotë se ai dhe njerëzit që ka mbledhur nuk kanë asnjë program dhe nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, e jo se ne po kopjojmë shoqatat e qytetarëve dhe të ngjashme – thotë Dr. Stojanoviq.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *