FAKULTETI EKONOMIK: REGJISTRIMI MË 24 DHE 25 QERSHOR, 90 VENDE NË BUXHETIN E SHTETIT

Bujanoc, 18. qershor 2024. Departamenti në Bujanoc i Fakultetit Ekonomik të Suboticës rikujton se regjistrimi i kandidatëve për provimin pranues është caktuar për datat 24 dhe 25 qershor. Edhe këtë vit fakulteti në Bujanoc ofron 90 vende buxhetore në vitin e parë të studimeve themelore akademike.
Studentët e ardhshëm do të ndjekin kursin e studimit Ekonomia e Biznesit.
Afati i parë i konkurrimit, përkatësisht regjistrimi i kandidatëve për të dhënë provimin pranues në Departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, do të jetë më 24 dhe 25 qershor nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
Me rastin e aplikimit për provimin pranues, kandidatët dorëzojnë çertifikatat e shkollës së mesme katërvjeçare, diplomën e dhënies së provimit të maturës, certifikatën e lindjes dhe kartën e identitetit të skanuar, thonë nga ky fakultet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *