PARALAJMËRIM ZYRTAR: NË BUJANOC ARRIJNË DITË ME TEMPERATURA TROPIKALE

Bujanoc, 17. qershor 2024. Për shkak të vapës së madhe që na pret, Instituti Republikan Hidrometeorologjik (IRHM) ka paralajmëruar për marrjen e masave parandaluese dhe operative, ku përfshihet edhe Bujanoci.
Po ju përcjellim pjesë nga njoftimi i Shtabit lokal për situata emergjente:

“Departamenti për Situata Emergjente na ka përcjellë Paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik Republikan për zonën e Serbisë për valë të theksuar të të nxehtit nga data 17 deri më 23 qershor 2024 dhe se jemi në fillim të një periudhe që do të shënohet me ajër shumë të ngrohtë nga veriu i Afrikës.
Vlera maksimale e temperaturës në ditë:
– E hënë 17.06.2024. nga 30 deri në 33°C
– E martë 18.06.2024. nga 32 deri në 35°C
– E mërkurë 19.06.2024. nga 35 deri në 37°C
– E enjte 20.06.2024. nga 33°C në veri deri në 39°C në jug dhe lindje të Serbisë
– Të premten dhe të shtunën 21-22 qershor 2024.
Piku i valës së të nxehtit me temperatura maksimale prej 35 deri në 40°S. të shtunën pasdite në veri dhe perëndim, ndërsa të dielën 23.06.2024. dhe në rajone të tjera temperatura pritet rënie e temperaturave, në vlera nga 28 në 34°C.
Duke pasur parasysh parashikimin e përmendur më sipër, i cili parashikon fenomenet më të rrezikshme të motit – valën e të nxehtit, dhe ato janë të një intensiteti të tillë që mund të jenë shumë të rrezikshme për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve, është e nevojshme që, për të qenë gati për të përballuar rrezikun dhe pasojat që ai mund të sjellë, duhet të ndërmerrni sa më poshtë:
1. Informoni shërbimet kompetente komunale në territorin tuaj të juridiksionit, të cilat kanë kapacitetet e duhura për shpërndarjen e ujit të pijshëm, për t’i shpërndarë ato në periudhën e caktuar në të gjithë territorin e NJVL-së dhe për të mundësuar disponueshmërinë e ujit të pijshëm dhe freskimit për grupet më të rrezikuara të popullatës.
2. Të merret në konsideratë mundësia për t’i ofruar popullatës me nevoja të veçanta dhe të moshuarve dërgimin e sasisë së duhur të ujit në shishe (përmes Qendrës për Punë Sociale dhe Kryqit të Kuq).
3. Në bashkëpunim me qendrat shëndetësore lokale, ngritja e pikave për dhënien e ndihmës së parë në vendet më të ngarkuara në territorin e NJVL.
4. Forconi masat parandaluese të mbrojtjes nga zjarri në ambiente të hapura dhe vini në kontakt me
përfaqësues të NP Srbijašuma, pronarë privatë dhe shfrytëzues të pyjeve.
5. Nëpërmjet mjeteve të informimit publik të informohen qytetarët për të gjitha masat e marra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *