Bujanoc, 19. qershor 2024. Për herë të parë dikush në Kuvendin Popullor të Serbisë do të flasë për helmimin afatgjatë të fëmijëve të Bujanocit dhe agoninë e të gjithëve që jetojnë në qytet dhe rrethinë. Deputeti nga Vranja, Sllobodan Petroviq, dje i katelefonuar gazetarit të Bujanovaçkes, të cilit i tha se përmes portalit tonë po e përcjell fatkeqësinë ekologjike të cilës po i ekspozohen qytetarët dhe ka kërkuar më shumë informacion për zjarret në deponinë, për të reaguar në Kuvend. Ai të martën i ka dërguar një pyetje zyrtare parlamentare për këtë problem ministres së linjës, Irena Vujoviq, e cila në mars të vitit të kaluar ishte në Bujanoc për shkak të problemeve të shumta mjedisore, siç theksoi ajo, me urdhër të presidentit Vuçiq. Edhe kolegu i saj në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, ka premtuar zgjidhjen e problemit të deponisë në Bujanoc.
Petroviq u bë deputet pas zgjedhjeve të dhjetorit, në listën e Serbisë kundër dhunës, si kandidat i partisë Qendra e Serbisë (SRCE) e Zdravko Ponosh. Me angazhimin e një përfaqësuesi të Vranjës në Kuvend, më në fund dëgjohej zëri i helmimit të një qyteti, i klithmave “fëmijët po na ngulfaten”.
Edhe Bujanoci ka pasur deputetë gjatë gjithë këtyre viteve, një ka edhe sot, por ata mbetën të shurdhër ndaj klithmave të atyre që votat e tyre i vendosën ata në ulëset e parlamentit, të atyre pranë të cilëve jetojnë dhe ndajnë të njëjtin ajër helmues.
Deputeti aktual i Bujanocit, Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), me mantrën e diskriminimit ndaj shqiptarëve e vesh nga Uashingtoni deri në Bruksel, duke ia heshtur të drejtën e shqiptarëve dhe të gjithë fëmijëve të tjerë të Bujanocit për ajër pa helm, për shëndet. Kamberi që me qartësi merret me politikë të lartël, ai ende nuk ka folur për helmimet shumëvjeçare të Bujanocit, as në Kuvend e as kudo tjetër. E si kta bëjë këtë, mos vallë ta nxjerrë zbuluar një pushtet lokal të paaftë, ndërkohë që është pjesë e tij, i triumviratit Arifi – Musliu – Kamberi.
Shpresat se deputetja e Frontit Gjelbëtit – Majtit, Biljana Gjorgjeviq, me origjinë nga Bujanoci, banore e Beogradit për një kohë të gjatë, do të përmend vendlindjen e saj dhe ndonjë nga vështirësitë e panumërta të ish-bashkëqytetarëve të saj në një nga fjalimet e saj në parlament, rezultojnë të jenë të kota. Gjorgjeviqi shpesh fliste dhe debatonte, por ajo nuk tha asgjë për Bujanocin. Gjelbërimi i frontit të cilit i takon nuk mbulon fatkeqësinë lokale, qoftë edhe ekologjike. Prioritetet.
DEPUTETI NGA VRANJA NË KUVEND INICON ÇËSHTJEN E DEPONISË SË BUJANOCIT
Bujanovačke19. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostMUSTAFI INTERVISTOHET NË GJYKATËN E VLLADIÇN HANIT, PËR SHKAK TË NGRITJES SË FLAMURIT
Next PostDITËVE NË VIJIM TEMPERATURA PËRVËLUESE, 40 GRADË NË HIJE