Bujanoc, 19. qershor 2024. Ish-kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, dje është marrë në pyetje para Gjykatës për Kundërvajtje në Vlladiçin Han për shkak të shpalosjes së flamurit shqiptar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Bujanoc.
Ndaj Mustafit po zhvillohet procedim kundërvajtës për vendosjen e flamurit shqiptar më 28 nëntor 2022, në festën kombëtare të Shqipërisë, Ditën e Flamurit.
Siç deklaroi ai, kjo është hera e pestë që ai përballet me të njëjtën akuzë, duke qenë se më parë kishte ngritur flamurin shqiptar si kryetar i Këshillit të Shqiptarëve.
Ai akuzohet se ka shkelur nenin 41 paragrafi 2 pika 3 të Ligjit për paraqitjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.
Mustafi në mbrojtjen e tij ndër të tjera tha se procedura ndaj tij ishte përndjekje politike.
Ai iu referua Kushtetutës së Serbisë, e cila u lejon pjesëtarëve të pakicave kombëtare të përdorin simbolet e tyre kombëtare në vende publike.
Para gjykatës në Vlladiçin Han para pak kohësh doli edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndaj të cilit po zhvillohet procedura për mosrespektim të ditës së zisë për viktimat e Banjskës.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…



