Bujanoc, 18. qershor 2024. Arbër Pajaziti, një nga liderët e Frontit për Ndryshim, koalicioni që fitoi më së shumti vota në Bujanoc në zgjedhjet e 2 qershorit, ftoi zyrtarisht përfaqësuesit e tri listave të tjera që tubojnë shqiptarët për të folur për formimin e qeverisë.
Për këtë ai ka njoftuar qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku thekson se këtë po e bën si fitues i zgjedhjeve.
“I kemi bërë thirrje subjekteve shqiptare që të formojnë institucione sa më shpejt në bazë të vullnetit të popullit”, tha Pajaziti.
“Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale, e veçanërisht në besimin e qytetarëve, sipas të cilit jemi forca e parë politike e komunës së Bujanocit, ftuam përfaqësuesit e subjekteve politike në diskutime paraprake në mënyrë që të shihet mundësia e bashkëpunimit në ndërtimin e institucioneve të reja të vetëqeverisjes lokale.
Si fitues të këtyre zgjedhjeve, besojmë se nuk kemi kohë për të humbur në krijimin e strukturave drejtuese komunale, në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Siç bëri të ditur ai, tri listat e tjera shqiptare do t’i ftoj në takime të ndara nga e mërkura deri të premten.
Fronti për Ndryshim fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 2 qershorit, i ndjekur nga afër nga Lëvizja për Progres Demokratik. Të dyja partitë kanë aktualisht nga 8 mandate secila, Partia Demokratike 6 dhe Partia për Veprim Demokratik 5.
Para zgjedhjeve, tre partitë që bashkojnë shqiptarët, pa Frontin për Ndryshim, ranë dakord për një koalicion paszgjedhor, por nuk kanë shumicën në kuvendin prej 41 vendesh.
Të premten përsëriten zgjedhjet njërin nga vendvotimet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në fshatin Zhbevc.
Početna FILLIMI PAJAZITI NË CILËSINË E FITUESIT TË ZGJEDHJEVE I FTON NË BISEDIME LIDERËT E TJERË SHQIPTARË
PAJAZITI NË CILËSINË E FITUESIT TË ZGJEDHJEVE I FTON NË BISEDIME LIDERËT E TJERË SHQIPTARË
Bujanovačke19. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostDITËVE NË VIJIM TEMPERATURA PËRVËLUESE, 40 GRADË NË HIJE
Next PostDR STOJANOVIQ PËR MITROVIQIN: SA VOTA DO TË MERRNIT NË BUJANOC NËSE NË KREUN E LISTËS TUAJ NË VEND TË VUIÇIQIT TË ISHTE DIKUSH TJETËR NGA KËSHILLI LOKAL I SNS